Kryeministri Hoti: Xhemajl Mustafa ishte ndër figurat qendrore të rrugëtimit tonë për liri dhe pavarësi

Aktuale

Kryeministri Hoti: Xhemajl Mustafa ishte ndër figurat qendrore të rrugëtimit tonë për liri dhe pavarësi

Nga: N. H Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 17:07
Avdullah Hoti

Kryeministri Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se sot kanë nderuar në 20 vjetorin e vrasjes, veprimtarin e patriotin e çështjes kombëtare, Xhemajl Mustafa.

Hoti thotë se Mustafa ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Rugova, një prej themeluesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, publicist e shkrimtar, dhe ishte ndër figurat qendrore të rrugëtimit tonë për liri dhe pavarësi.

“Bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Rugova, një prej themeluesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, publicist e shkrimtar, Xhemajl Mustafa ishte ndër figurat qendrore të rrugëtimit tonë për liri dhe pavarësi”, shkruan Hoti në Facebook.

Ja shkrimi i tij:

Në 20 vjetorin e vrasjes, kujtojmë dhe nderojmë jetën dhe veprën e intelektualit, veprimtarit e patriotit të çështjes kombëtare, Xhemajl Mustafa.

Bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Rugova, një prej themeluesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, publicist e shkrimtar, Xhemajl Mustafa ishte ndër figurat qendrore të rrugëtimit tonë për liri dhe pavarësi.

Dija, penda dhe angazhimi i Xhemajl Mustafes ishte në funksion të artikulimit të së drejtës tonë për liri dhe pavarësi përmes informimit të opinionit vendor e ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat