Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka thënë se veprimtari Xhemail Mustafa, tërë jetën e tij ia kushtoi atdheut, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe demokracinë e Kosovës.
Ministri Veliu thotë po ashtu se veprimtaria politike e Xhemës, guximi dhe vizioni i tij mbetet udhërrëfyes dhe frymëzim për ne dhe gjeneratat e ardhshme.
Ja shkrimi i tij:
Sot në 20 vjetorin e vrasjes së tij, me dhimbje dhe krenari përkujtojmë mikun,intelektualin dhe veprimtarin e shquar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhemail Mustafa.
Xhemail Mustafa tërë jetën e tij ia kushtoj atdheut, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe demokracinë e Kosovës.
Veprimtaria politike e Xhemës, guximi dhe vizioni i tij mbetet udhërrëfyes dhe frymëzim për ne dhe gjeneratat e ardhshme.