Deputeti i PDK-së shërohet nga koronavirusi

Aktuale

Deputeti i PDK-së shërohet nga koronavirusi

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 19:26
Elmi Reçica

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica është shëruar nga koronavirusi.

Këtë e ka bërë të ditur ai vet ku tregon se pas dy javësh izolim ka rezultuar negativ në testin për Covid-19.

Ai shprehu mirë njohje ndaj personelit të Spitalit Regjional të Ferizajt.

Reçica u uron shërim të shpejtë të prekurve nga Covid-19 dhe shpreh ngushëllime për familjarët që kanë humbur të afërmit gjatë kohës sa ka qenë ai në izolim.

Ky është postimi i tij i plotë:

Të nderuar miq,

Pas më shumë se dy jave vetizolimi të plotë, fatmirësisht rezultova negativ në testin për COVID-19.

Me këtë rast, Ju falënderoj të gjithëve për mesazhet përkujdesëse dhe përkrahëse si dhe shpreh mirënjohje personelit shëndetësor të Spitalit Regjional të Ferizajt për kujdesin e treguar.

Pandemia është e pranishme gjithandej në mesin tonë, andaj, ju lutem, mbani maskat mbrojtëse dhe ruajeni distancën sociale, kujdesuni për veten, familjet tuaja dhe të tjerët.

Po ashtu, iu shpreh ngushëllime të sinqerta të gjitha familjeve që kanë humbur të afërmit e tyre dhe nuk kam pasur rastin t’i ngushëllojë përgjatë këtyre dy javëve derisa kam qenë në vetizolim.

Gjithashtu, uroj shërim të shpejtë e të plotë të gjithë të prekurve me COVID-19!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat