Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka vazhduar me përkrahje të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të arrestuar nga Gjykata Speciale.
Cakaj ka publikuar sërish një fotografi, teksa shihet i veshur me veshje në të cilat shkruan: Liria ka Emër.
Ministri Cakaj, vazhdimisht ka qenë në përkrahje të politikanëve të arrestuar kohëve të fundit nga ana e Gjykatës Speciale.
E, lidhur me këtë, ka reaguar analisti politik, Rron Gjinovci.
Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Cakaj është duke e përgatitur terenin për një aderim në Partinë Demokratike të Kosovës.
Ja shkrimi i tij:
Na prej fillimit e dimë që këtë janë tu e përgatitë për me parashutu në PDK, me demek si “kuadro” nga diplomacia.
Hajt “botra” jem anëtarësohu ma e mos hup vakt se nuk je ka e mashtron kërkon.