Kelmendit nuk i bën përshtypje Lajçaku, kjo është kërkesa e tij për dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

Kelmendit nuk i bën përshtypje Lajçaku, kjo është kërkesa e tij për dialogun Kosovë-Serbi

Nga: A.Morina Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 20:00
Ramiz Kelmendi

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka reguar rreth çështjes së dialogut Kosovë-Serbi, më saktësisht ndaj deklarat së Ljaçkut për ndryshim të Kushtetutës së Kosovës.

Sipas Kelmendit, Serbia duhet të ndryshojë kushtetutën dhe ta heq edhe emërtimin “Kosova dhe Metohija” dhe atë shumë shpejtë, por, me këtë rrugë ishte dashur të qëndrojë edhe kërkesa për Asociacion të komunave të Luginës së Preshevës, e me këtë Kosova të mbajë kushtetutën e njejtë me Asociacion e komunave serbe sipas Gjykatës Kushtetuese.

"Nga ky prizmë, çdo bisedë duhet të jetë politikisht pozitive me të gjithë ndërmjetësuesit - po të jetë edhe z. Lajçak (për të cilin fare nuk duhet të na bëjnë përshtypje qendrimet e tija personale të njohura tashmë)", deklaroi Kelmendi, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Komunikimi me Lajçakun, nga largë dhe afër dhe bashkëndërmjetësuesit tjerë në BE

Ne po konverzojmë me Ndërmjetesit e BE-së edhe me z. Lajçak duke e këshilluar si të sillet, si të shprehet dhe shume gjëra tjera, por pozita e ndërmjetësit është vetëm të lehtësojë bisedimet, të lehtësojë shkëmbimin e kërkesave të drejta dhe të padrejta. Andaj, çdo marrëveshje që përafrohet mes palëve në këtë rast, Kosova dhe Serbia do kenë nevojë për Instirucionin dhe personin me fuqi dhe autoritet për të vendosur një prerje të marrëveshjes që mundë të jetë e hidhur për dy palët.

Është më se e qartë që Serbia duhet të ndryshojë kushtetutën dhe ta heq edhe emërtimin “Kosova dhe Metohija” dhe atë shumë shpejtë, por, me këtë rrugë ishte dashur të qëndrojë edhe kërkesa për Asociacion të komunave të Luginës së Preshevës, e me këtë Kosova të mbajë kushtetutën e njejtë me Asociacion e komunave serbe sipas Gjykatës Kushtetuese.

Nëse ne nuk i kërkojm Lajçakut edhe këtë kërkesë, atëhere nuk duhet pritur që ai të shtojë këtë në emër të Liderëve të Kosovës. Por nëse vendimmarrësi për të ardhmen e Kosovës që do jetë Presidenti i SHBA-së dhe Ndërmjetësit të BE-së vendosin që të ketë një zgjidhje me ndryshe, atëherë të dyja palët krijojnë obligim ligjor ndërkombëtarë për të zbatuar, me vullnet apo pa të.

Nga ky prizmë, çdo bisedë duhet të jetë politikisht pozitive me të gjithë ndërmjetësuesit - po të jetë edhe z. Lajçak (për të cilin fare nuk duhet të na bëjnë përshtypje qendrimet e tija personale të njohura tashmë).

Me respekt;

Ramiz Kelmendi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat