​Kurti takim virtual me Kosnett, diskutojnë për Specialen dhe pandeminë

Aktuale

​Kurti takim virtual me Kosnett, diskutojnë për Specialen dhe pandeminë

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 20:28
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, së bashku me nënkryetarin Besnik Bislimi sot zhvilluan një bashkëbisedim virtual me ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë Philip Kosnett dhe dy këshilltaret e tij, Amy Carnie dhe Mia Ter Haar.

Ata bënë të ditur temat për të cilat diksutuan së bashku.

Gjatë takimit u diskutua mbi situatën aktuale politike në Kosovë, marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve mike, gjendjen e rëndë me pandeminë koronavirus dhe Gjykatën Speciale.

Për këtë ka njoftuar Lëvizja Vetëvendosje. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat