Veprimtari i LDK-së thotë se ata që e vranë Xhemajl Mustafën janë akoma të lirë

Aktuale

Veprimtari i LDK-së thotë se ata që e vranë Xhemajl Mustafën janë akoma të lirë

Nga: N. H Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 20:40
Xhemajl Mustafa

Veprimtari hershëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Zvicër, Haki Latifi, ka përkujtuar në 20 vjetorin e vrasjes, Xhemajl Mustafën.

Latifi thotë se ata që e vranë janë akoma të lirë, ndërkaq Kosova kurrë nuk do të jetë plotësisht e lirë pa vënë para drejtësisë urdhërdhënësit dhe ekzekutuesit e këtyre.

Ai shkruan se Xhemajl Mustafën e vranë ata që se deshën lirinë, ata që se deshën guximin, dhe ata që se deshën besnikërinë.

Ja shkrimi i tij:

20 vite pas, ata që e vranë janë akoma të lirë, ndërkaq Kosova kurrë nuk do të jetë plotësisht e lirë pa vënë para drejtësisë urdhërdhënësit dhe ekzekutuesit e këtyre.

Xhemajl Mustafa e donte lirinë. Ai e donte dhe besonte në Kosovën e lirë.

Besnik dhe luftëtarë i pashembullt i lirisë.

Xhemajl Mustafën e vranë ata që se deshën lirinë, ata që se deshën guximin, ata që se deshën besnikërinë, ata që se deshën Kosovën, ata që se deshën Kosovën e lirë.

Guxim të palëkundur, urti e pafundme, vizionar dhe largpamës është përkufizimi më i denjë për formatin e intelektualit, njeriut të Kosovës, Xhemajl Mustafa.

I tillë ishte, i tillë mbeti përjetësisht Lajmëtari i Lirisë, Xhemajl Mustafa!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat