Flet ish-eprori i lartë i UÇK-së: Ja ku përfunduan dëshmitarët dhe viktimat e krimeve të Hashim Thaçit

Aktuale

Flet ish-eprori i lartë i UÇK-së: Ja ku përfunduan dëshmitarët dhe viktimat e krimeve të Hashim Thaçit

Nga: N.Sh Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 20:58
Hashim Thaçi

Ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është duke akuzuar nga Gjykata Speciale për rreth 100 vrasje të kundërshtarëve politike dhe krime lufte.

Një aktakuzë prej dhjetë pikash është ngritur kundër Hashim Thaçit duke e akuzuar atë për krime që dyshohet se janë kryer në luftën për pavarësi të fundit të viteve 1990, përfshirë vrasje dhe tortura.

“Aktakuza pretendon se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuarit e tjerë të akuzuar janë përgjegjës për rreth 100 vrasje. Krimet e pretenduara në aktakuzë përfshijnë qindra viktima të njohura shqiptarësh , serbësh, romësh dhe të etnive të tjera të Kosovës dhe përfshijnë kundërshtarë politikë”, thuhet në deklaratën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë.

Në lidhje me këtë çështje, ka reaguar ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se dëshmitarët dhe viktimat e Thaçit kanë përfunduar disa në varre, e disa të tjerë si këshilltar, zyrtar, të punësuar në institucione dhe ambasadorë.

“Dëshmitarët dhe viktimat e krimeve të Hashim Thaçit ose kanë përfunduar në dhe në varre shumica të shpallur si heronj të popullit, ose kanë përfunduar të punësuar si këshilltar të tij personal, zyrtar në Vala 900 në PTK, ose si zyrtar Policor, FSK, AKI disa edhe Ambasadorë....!”, shkruan Miftari në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat