Hajdini: Qeveria i ka 64 vota në Kuvend

Aktuale

Hajdini: Qeveria i ka 64 vota në Kuvend

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 21:09
Shkëlzen Hajdini

Deputeti i LDK-së, Shkëlzen Hajdini ka thënë në “Debat Plus” se Qeveria i ka 64 vota në Kuvend.

“Në leximin e parë të Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike ne i kishim 64 vota. Ajo kohë nuk është aq larg. Edhe tash i kemi 64 vota por është situata pandemike që e dimë të gjithë. Rimëkëmbja nuk nënkupton që do të votohet një projektligj për qeverinë por një projektligj për qytetarin e Kosovës”, tha ai.

Hajdini thotë se qeveria iu ka bërë thirrje edhe partive opozitare që të dërgojnë propozime për Projektligjin e rimëkëmbjes.

Deputeti i LDK-së thotë se Projektligji i rimëkëmbjes është njëri prej qëllimeve të opozitës që të qeveria të dështojë.

“Jetojmë në demokraci dhe nëse opozita ka votat le ta rrëzojë qeverinë”.

Hajdini thotë se çdo “njeri i shëndoshë” që ka përgjegjësi institucionale duhet të votojë pakon e rimëkëmbjes ekonomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat