Shpejtim Bulliqi dhe Nexhmi Rudari kapen se kush ka qenë më herët në LDK

Aktuale

Shpejtim Bulliqi dhe Nexhmi Rudari kapen se kush ka qenë më herët në LDK

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 21:27
Shpejtim Bulliqi dhe Nexhmi Rudari

Kandidatët për kryetar të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe Nexhmi Rudari, kanë polemizuar në emisionin Pressing në T7 se cili ka qenë më herët në LDK.

Bulliqi kandidon për kryetar të komunës nga ana e VV’së, mirëpo kishte qenë anëtar i LDK’së deri kur ishte larguar pas qëndrimit të atij subjekti rreth demarkacionit.

“Unë jam në LDK, ndërsa edhe kundërshtari im ka qenë më parë në LDK por është larguar nga aty. Ka qenë drejtor për Arsim.”, ka thënë Rudari.

“Mos flit për mua. Ti ke qenë në PSHDK. Ke qenë në PSHDK dhe ke ardhur aty për pozitë. Unë kam qenë në LDK dhe tani kam kaluar në VV prej aty do te ju mposhte”, tha Bulliqi.

Të dy kandidatët kanë të përbashkët faktin se më parë kanë qenë drejtorë të arsimit në këtë komunë.

Rudari kandidon për kryetar të komunës nga ana e LDK’së pasi ish-kryetari Agim Veliu mori pozitën e ministrit të Brednshëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat