Skenderaj kuq e zi për festat e Nëntorit

Aktuale

Skenderaj kuq e zi për festat e Nëntorit

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 22:50
Skenderaj

Në prag të festave të Nëntorit, sheshi i Skenderajt dhe Kompleksi Memorial “Adem Jashari” kanë marrë pamjen kuq e zi.

Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari ka postuar foto në Facebook me pamjen festive të qytetit dhe kompleksit Adem Jashari.

“Lufta jonë nuk ka përfunduar, tani vazhdojmë të bashkuar, për të jetësuar amanetin e dëshmorëve e heronjve të kombit tonë, për të mbrojtur luftën e shenjtë të UÇK-së dhe identitetin e historinë tonë të lavdishme”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Në prag të festave të Nëntorit, sheshi i qytetit tonë dhe Kompleksi Memorial “Adem Jashari” kanë marrë pamjen Kuq e Zi, pamjen e flamurit rreth të cilit janë betuar burrat e gratë e atdheut tonë, për t’i shërbyer kauzës sonë për Liri e Pavarësi.

Krah flamurit tonë kombëtar dhe atij të UÇK-së po valvitet i lirë edhe flamuri ynë shtetëror, i shtetit tonë të ndërtuar me shumë mund e sakrificë.

Lufta jonë nuk ka përfunduar, tani vazhdojmë të bashkuar, për të jetësuar amanetin e dëshmorëve e heronjve të kombit tonë, për të mbrojtur luftën e shenjtë të UÇK-së dhe identitetin e historinë tonë të lavdishme.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat