Bulliqi në prani të Kurtit: Naj kujt që punon mbrapsht edhe naj bisht sakice me ja dhanë naj herë bon

Aktuale

Bulliqi në prani të Kurtit: Naj kujt që punon mbrapsht edhe naj bisht sakice me ja dhanë naj herë bon

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 23:28
Shpejtim Bulliqi dhe Albin Kurti

Këtë të hënë është hapur zyrtarisht fushata zgjedhore në Komunën e Podujevës për zgjedhjet për kryetar që mbahen më 29 nëntor.

Më të nisur fushata, kandidatët për kryetar të komunës kanë nisur takimet me qytetarë.

Kështu ka vepruar edhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi.

Ai bashkë me kreun e partisë, Albin Kurti, kanë qëndruar sot në një konak në llap.

Aty Bulliqi, në një video që e ka siguruar dëgjohet duke mbajtur një fjalim, në të cilin ndër të tjera shprehet: “Naj kujt që punon mbrapsht edhe naj bisht sakice me ja dhanë naj herë bon…”.

“Këto që po i thoni ju ne sigurisht që të gjitha nuk i dimë, i dimë disa që janë makro – më të mëdha, por jo këto individuale. Fatkeqësisht ankesa duhet me ba. Nuk mjafton veç ankesa por duhet edhe veprim”.

“E kur i bëjnë veprimet qytetarët? Kur mbahen zgjedhjet. Naj kujt që punon mbrapsht edhe naj bisht sakice me ja dhanë naj herë bon…”, ka thënë Bulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat