Deputeti i AAK-së: Vendi po futet në krizë

Aktuale

Deputeti i AAK-së: Vendi po futet në krizë

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 00:48
AAK

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arbër Tolaj, ka thënë se vendi është duke u futur në krizë ekonomike për shkak të pandemisë së koronavirusit. Sipas tij, rrugëdalje nga kjo krizë është respektimi i masave të caktuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Tolaj deklaroi se Qeveria është duke shqyrtuar dhe rishqyrtuar të gjitha masat të cilat janë vënë për të lehtësuar dhe menaxhuar situatën me COVID-19.

“Qeveria aktuale është duke trajtuar dhe rishqyrtuar të gjitha masat të cilat janë në ndihmë dhe për lehtësimin dhe menaxhimin më të lehtë të gjendjes së pandemisë. Masat e fundit që kanë të bëjnë me ndalimin e lëvizjes së lirë pas orës 19, fillimisht qeveria ka potencuar se do ta vërë vendin në mbylljen totale mirëpo ne si Aleancë e kemi kundërshtuar këtë qasje dhe kemi propozuar të gjenden alternativat e mundësive për mbrojtjen e shëndetit publik, duke menduar se do të ruhet edhe ekonomia e vendit që është dëmtuar”, ka thënë ai.

Deputeti i AAK-së tutje ka thënë se repartet dhe klinikat që nuk janë të ngarkuara me pacientë, mund të shërbejnë për pacientët e infektuar me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat