Kërcënoi Millosheviqin me bombardime për Kosovën, këto janë fjalët e para të njeriut të Biden

Aktuale

Kërcënoi Millosheviqin me bombardime për Kosovën, këto janë fjalët e para të njeriut të Biden

Nga: Ragip Guraziu Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 08:03
Joe Biden /Antony Blinken

Antony Blinken pritet të jetë Sekretari i ri i Shtetit në SHBA në kuadër të kabinetit të Joe Biden që pritet të vijë në pozitën e presidentit.

 “Mesazhet nga miqtë dhe kolegët që kam pranuar në 15 orët e fundit kanë qenë të mirëpritura. Jam i nderuar të deklaroj se, zyrtarisht, jam nominuar që të shërbej si Sekretar i Shtetit. Nëse konfirmohet, ky është një mision që do ta marr me gjithë zemër”, tha ai.

E njohësi i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor dhe raporteve shqiptaro-amerikane, Agon Maliqi, ka publikuar nje dokument ku njeriu i Joe Biden kishte kërcënuar Millosheviqin me bombardim

“Sekretari i ri i shtetit të SHBA, Anthony Blinken, gjatë viteve 90 ka qenë pjesë e administratës Clinton. Ja një deklaratë e shkruar prej tij në emër të Clinton në tetor 1998 duke e paralajmëruar ardhjen e misionit verifikues të OSBE dhe duke e kërcënuar Millosheviqin me bombardime. Gjatë bombardimeve Blinken ka qenë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtepise së Bardhë si Drejtor Senior për Evropën. Më vonë është marrë edhe me Ballkanin në cilësi të ndryshme në Senat dhe Departament të Shtetit. Pra bëhet fjalë për një njeri që e njeh shumë mirë Ballkanin, si dhe rrëfimin dhe historinë e Kosovës. Analisti dhe ish-diplomati Daniel Fried vlerëson se Blinken është “më shumë si Albright se si Obama” – pra linjë pak më e ashpër brenda demokratëve dhe më pak hezituese per ta perdorur fuqinë amerikane në botë.”, shkroi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat