Enver Hoxhaj i thotë Ramush Haradinajt se nuk kanë vota për të

Aktuale

Enver Hoxhaj i thotë Ramush Haradinajt se nuk kanë vota për të

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 20:58
Enver Hoxhaj

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK’së Enver Hoxhaj thotë se kjo parti nuk ka votë për Ramush Haradinajn për president.

Hoxhaj thotë se ata nuk do të votojnë dikë jashtë PDK’së për të parin e shtetit.

“Ne nuk kemi vota për një kandidat i cili do të vinte nga koalicioni qeverisës. Është absurde të jetë në opozitë dhe të votosh një kandidat në pozitë”, tha Hoxhaj.

Ndërkohë ai theksoi Partia Demokratike e Kosovës është më e goditura nga Gjykata Speciale, pasi edhe Kadri Veseli u detyra të lërë postin e udhëheqësit të kësaj partie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat