Isa Mustafa i bëri ftesë PDK-së, kjo është përgjigja e Enver Hoxhajt

Aktuale

Isa Mustafa i bëri ftesë PDK-së, kjo është përgjigja e Enver Hoxhajt

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 21:16
Enver Hoxhaj

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK’së Enver Hoxhaj ka folur për ftesën e kryetarit të LDK’së Isa Mustafa për bisedime lidhur me postin e presidentit të vendit.

Hoxhaj tha se ftesa i takon shefit të koalicionit qeverisës. Sipas Hoxhajt fillimisht partitë në pushtet duhet t’i harmonizojnë qëndrimet për këtë çështje para se të ulen në tavolinën e diskutimeve.

“Isa Mustafa në fund të fundit është shefi i koalicionit dhe i takon partisë më të madhe që të ftojë një takim të tillë”, tha Hoxhaj në Pressing.

“Partnerët e koalicionit janë një palë dhe ne të tjerët sepse ne jemi në opozitë”, shtoi ai.

“Temën e çështjes së presidentit e shohim si temë të përbashkët me partnerët e koalicionit. Ata duhet t’i harmonizojnë qëndrimet”, tha Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat