Enver Hoxhaj pyetet direkt: A do të bëhesh president i Kosovës?

Aktuale

Enver Hoxhaj pyetet direkt: A do të bëhesh president i Kosovës?

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 21:16
Enver Hoxhaj

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK’së Enver Hoxhaj thotë se nuk do të garojë për të parin e vendit.

Në emisionin Pressing në T7 ai është pyetur nëse e synon këtë pozitë.

“Unë nuk jam kandidat për president”, tha Hoxhaj.

Ai sqaroi se detyra e tij aktuale është udhëheqja e PDK’së.

“Mu partia ma kanë besuar një detyrë në një situatë të tillë për PDK’në dhe e kam pranuar më shumë për arsye shoqërore se politike”, tha Hoxhaj.

“Unë e kam marrë një barrë në një kohë shumë të vështirë për PDK’në më shumë për shkak të një raporti miqësor me Kadri Veselin të cilin e njoh prej vitit 1997’, tha Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat