Gazmend Muhaxheri për Selmanajn: Njeri në afekt flet ndonjë fjalë që nuk ish dashtë me e folë

Aktuale

Gazmend Muhaxheri për Selmanajn: Njeri në afekt flet ndonjë fjalë që nuk ish dashtë me e folë

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 21:48
Gazmend Muhaxheri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri ka folur për deklaratën e zëvendëskryeministrit, Driton Selmanaj i cili tha se “jemi lodhë me kësi qasje” teksa flitej për të pagjeturit,

Muhaxheri tha se deklarata e Selmanajt është zmadhuar dhe është nxjerrur nga konteksti.

Ai tha se njeriu kur është në afekt flet edhe ndonjë fjalë që nuk duhet.

“Ju ka nxjerr prej kontekstit dhe ju ka zmadhu puna se njeri nën afekt flet ndonjë fjalë që nuk ish dashtë me e folë. Ata qytetarë që e kanë përjetu këtë e dinë çka do të thotë. Gjyshja jem ka pre kurbana për ata që i ka pasur të humbur. E di vetëm ai që e ka përjetu. Është tepër e ulët me e përdor dikush për qëllime politike”, ka thënë Muhaxheri në Debat Plus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat