Hoxhaj tha se PDK nuk ka vota për Haradinajn, vjen reagimi nga AAK, tregon nga kush kërkon vota

Aktuale

Hoxhaj tha se PDK nuk ka vota për Haradinajn, vjen reagimi nga AAK, tregon nga kush kërkon vota

Nga: G.B Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 22:27
Ramush Haradinaj

U.D i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se kjo parti nuk e përkrah Ramush Haradinajn për president dhe se nga ta nuk ka vota për të.

Pas kësaj ka reaguar deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se nuk kanë kërkuar përkrahje nga Enver Hoxhaj por nga themeluesit e PDK-së, bashkëluftëtarë dhe përkrahës të z. Hashim Thaçit e Kadri Veselit dhe gjithë atyre që kanë kontribuar në luftën e UÇK-së dhe kanë kontribuar në shtetndërtimin e Kosovës, përcjell Bota sot.

Ajo ka shtuar se është shumë e rëndësishme dhe në interes të shtetit, që për shkak të situatës, Haradinaj duhet të jetë president.

Postimi i saj i plotë:

Ne nuk kemi kërkuar përkrahje prej Enver Hoxhës, po kërkojmë përkrahje për presidentin prej themeluesve të PDK-së, bashkëluftëtarë dhe përkrahës të z. Hashim Thaçit e Kadri Veselit dhe gjithë atyre që kanë kontribuar në luftën e UÇK-së dhe kanë kontribuar në shtetndërtimin e Kosovës.

Tash është shumë e rëndësishme dhe në interes të shtetit, që për shkak të situatës në të cilën gjendemi, një personalitet si Ramush Haradinaj të jetë president!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat