PDK i reagon Time Kadrijajt: Kemi votë për president vetëm për një kandidat që buron nga partia jonë

Aktuale

PDK i reagon Time Kadrijajt: Kemi votë për president vetëm për një kandidat që buron nga partia jonë

Nga: G.B Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 23:16
PDK

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj reagoi ndaj U.D të kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili deklaroi se PDK nuk ka vota për Ramush Haradinajn për president, derisa ajo tha se votat nuk i kanë kërkuar nga ai por nga themeluesit e kësaj partie.

Pas kësaj, ka reaguar zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyi, i cili ka thënë se tre nga themeluesit gjenden në Hagë, ndërsa PDK e ka Hoxhajn kryetar në detyrë, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se si i tillë, Hoxhaj flet në emër të PDK-së dhe sot foli shumë qartë.

Bytyçi ka thënë se PDK ka votë vetëm për një kandidat për president nga PDK.

Postimi i tij i plotë:

Time Kadrijaj paska thënë se ata i paskan kërkuar përkrahjen e themeluesve të PDK-së për kandidatin e tyre për President.

Koment:

Tre prej themeluesve të PDK-se gjinden në Hagë, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka kryetarin e saj në detyrë, e ai është z. Enver Hoxhaj.

Si i tillë z. Hoxhaj flet në emër të PDK-së, e ai sot foli shumë qartë.

Partia Demokratike e Kosovës ka votë vetëm për propozimin që buron nga PDK për pozitën e Presidentit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat