Lajmërohet Abdixhiku pas raportimeve se djali i Haxhi Shalës është “rehatuar” në Pragë, e “zbulon” pse Serbia po e rrotullon historinë e fundit

Aktuale

Lajmërohet Abdixhiku pas raportimeve se djali i Haxhi Shalës është “rehatuar” në Pragë, e “zbulon” pse Serbia po e rrotullon historinë e fundit

Nga: A.M. Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 23:25
Lumir Abdixhiku

Nepotizmi në skenën politike po e vazhdon traditën e saj.

Rasti i fundit që është bërë i ditur është i djalit të Haxhi Shalës. Djali i tij, Flakron Shala është emëruar Konsull i Përgjithshëm në Republikën e Çekisë, me seli në Pragë.

Përkundër, që u mundu të mbahet fshehtë ky skandal u zbulua nga mediat.

Për këtë, ka pasur reagime të shumta nga opinioni publikë, duke thënë se ky ishte pazari për votimin e Qeverisë Hoti.

Reagimi i fundit, është nga ish ministri Lumir Abdixhiku. Ai ka ironizuar duke thënë se  “konsul lind, s’bëhesh!”.

“Konsul lind, s’bëhesh! Shënim për gjithë të shkolluarit e shkretë, vajzat e djemtë më t’zot të shtetit, që ëndërrojnë t’i shërbejnë vendit me nder”, ka shkruar ai në Facebooki.

Më tej, ai ka përmendur edhe diplomacinë serbe.

“Dhe habitemi pse vite më pas diplomacia serbe rrotullon historinë e fundit me ne”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Ndryshe, Haxhi Shala me votën e tij e “vulosi” ardhjen në pushtet të Qeverisë Hoti. Për votën e tij, ai deklaroi se kishin ndikuar ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Unë para dy ditëve kam deklaruar se nuk do ta votojë Qeverinë Hoti, për arsye të monopolizimit të partisë Nisma nga dy persona. Por mbrëmë, në vizitën që e kam pasur në familjen time, të Presidentit Haradinaj dhe të ish-kryeministrit, kam ndërruar mendjen dhe vota ime do të jetë pro Qeverisë”, kishte thënë Shala.

Ndërkaq, nuk vonoi shumë, ai kaloi nga Nisma në AAK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat