PDK i përgjigjet Time Kadrijajt: Postë e porositur, Enver Hoxha vendos për emrin e presidentit të ri

Aktuale

PDK i përgjigjet Time Kadrijajt: Postë e porositur, Enver Hoxha vendos për emrin e presidentit të ri

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 23:54
Kadri Veseli dhe Nijazi Kryeziu

Një përplasje në distancë nëpërmjet deklaratave ka ndodhur mes zyrtarëve të PDK’së dhe AAK’së.

Është deputetja Time Kadrijaj e cila ka shkruar se AAK nuk ka përkrahje prej Enver Hoxhajt, mirëpo ata kërkojnë përkrahje nga Haxhim Thaçi dhe Kadri Veseli, pasi sipas saj janë themeluesit e PDK’së dhe kontribuuesit luftës së UÇK’së.

“Ne nuk kemi kërkuar përkrahje prej Enver Hoxhaj, po kërkojmë përkrahje për presidentin prej themeluesve të PDK-së, bashkëluftëtarë dhe përkrahës të z. Hashim Thaçit e Kadri Veselit dhe gjithë atyre që kanë kontribuar në luftën e UÇK-së dhe kanë kontribuar në shtetndërtimin e Kosovēs. Tash është shumë e rëndësishme dhe në interes të shtetit, që për shkak të situatës në të cilën gjindemi, një personalitet si Ramush Haradinaj të jetë president!”, ka shkruar Kadrijaj.

Mirëpo një përgjigje e ashpër ka ardhur nga këshilltari i Kadri Veselit, Nijazi Kryeziu, i cili ka quajtur deputeten e AAK’së si postë e porositur dhe i ka treguar se Enver Hoxhaj flet në emër të PDK’së.

Kryeziu ka shkruar se Enver Hoxhaj përfaqëson tani demokratët e Kosovës dhe të gjithë janë pas tij.

Ai ndryshe ka sugjeruar kryetarit të AAK’së, Ramush Haradinaj që t’ia vendos shaminë atyre që flasin në emrin e tij dhe pa dijeninë e tij.

“Time Kadriaj dhe të gjithë që jeni postë e porositur, Enver Hoxhaj është kryetari i PDK-së, nëpër tavolinën e tij kalon emri i presidentit të Kosovës. Këtë duhet ta dijnë të gjithë. Ju dhe ata që ende nuk janë zgjuar nga gjumi.
Enver Hoxhaj përfaqëson krejt demokratët e demokratet e Kosovës. Ai është i pari dhe ne të gjithë jemi pas tij!
Ramush qitjau shaminë atyre që marrin turr e flasin në emrin tënd me e pa dijen tende. PDK ja të ka bërë Kryeministër”, ka shkruar Kryeziu.

Ndryshe, Enver Hoxhaj i PDK’së ka thënë sot se nuk do ta votojnë Ramush Haradinajn për president dhe nuk kanë vota më për të pasi e kanë bërë njëherë kryeministër, ai tha madje se s’kanë vota as për LDK’në.

Kurse në RTK, Ramush Haradinaj tha se ishin afër arritjes së një marrëveshje me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin për postin e presidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat