“Po fillon fundi i erës së komandantëve të luftës”, paralajmërimi për Thaçin dhe të tjerët

Aktuale

“Po fillon fundi i erës së komandantëve të luftës”, paralajmërimi për Thaçin dhe të tjerët

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 08:25
Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi; foto ilustrim nga "Bota sot"

Politologu Belul Beqaj ka thënë për Deskun, se me procesin që po zhvillohet në Gjykatën në Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, po fillon fundi i epokës së komandantëve të luftës.

“Mendoj se çështja që ka të bëjë me individët që janë në Gjykatën Speciale, deshëm apo s’deshëm, të marrim edhe variantim më pozitiv që shpresojmë se do të ndodhë, nënkupton definitivisht se realisht po përfundon karriera e atij lidershipi që ka udhëheqë deri më tash, dhe po krijohet potencialisht mundësia të lindë një lidership, që është ndryshe nëse kurgjo tjetër, i kundërt me atë që ka qenë deri më sot. A është fillimi apo fundi i krizës, mendoj se me procesin që po zhvillohet në Gjykatë, po fillon fundi i erës të komandantëve të luftës, dhe po hapen mundësitë për krijimin e lidershipit të ri politik që do të jetë në funksion të ndryshimeve të mirëfillta”, ka thënë Beqaj.

Ai ka thënë se ndaj faktorëve ndërkombëtarë duhet të jemi korrekt dhe të ndërgjegjshëm, pasi ata realisht po dëshirojnë ta tregojnë qëllimin e tyre human.

“Duhet karshi faktorit ndërkombëtar të jemi shumë korrekt dhe të ndërgjegjshëm, meqë ata janë mbështetësit kryesorë të lirisë dhe sovranitetit të shtetit të Kosovës dhe në një mënyrë apo tjetrën, ata, meqë shumë krime dhe vrasje kanë ndodhur në periudhën kur ka hyrë KFOR-i në Kosovë, ata realisht po dëshirojnë ta tregojnë edhe qëllimin e tyre human, pasi kanë intervenuar kundër aparatit të shtetit serb në Kosovë për lirinë dhe mbrojtjen e të drejtave humanitare të shumicës në Kosovë”, ka thënë Beqaj.

“Në këtë funksion, pas instalimit të tyre në Kosovë, realisht vjen në funksion të mbrojtjes së parimit, që ka të bëjë me humanizmin, dhe mbrojtjen e lirive e të drejtave, aq më parë kur në këtë periudhë janë vrarë qindra civilë të pafajshëm dhe përfaqësues të komuniteteve të ndryshme, që realisht kanë humb jetën në kohën kur KFORI ka qenë këtu, dhe besoj se është një lloj i përgjegjësisë dhe ndërgjegjës të cilën e kanë ata si pjesë të obligimeve që i kanë marrë”, ka thënë Beqaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat