PDK reagon për djalin e Haxhi Shalës: Mjaft më me këtë mentalitet fisnor!

Aktuale

PDK reagon për djalin e Haxhi Shalës: Mjaft më me këtë mentalitet fisnor!

Nga: G.B Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 09:32
Flakron dhe Haxhi Shala

Flakron Shala, djali i Haxhi Shalës, është emëruar konsull në Ambasadën e Kosovës në Pragë.

Për këtë ka pasur reagime të shumta, e ka reaguar edhe PDK.

Zëdhënësi i kësaj partie, Avni Bytyçi, ka thënë se është e pakuptimtë, fyes e denigrues kjo puna e nepotizmit në sektorin publik, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se duhet të ndalet ky mentalitet fisnor.

Postimi i tij i plotë:

Është i pakuptimtë, fyes e denigrues kjo puna e nepotizmit në sektorin publik. Shteti nuk mbahet me këtë logjikë.

Djali, motra, vëllai, baba, vajza, tezja, nipi, kushëriri, gruaja dhe dashnorja/i. Mos e kam harruar dikë?

Mjaft më me këtë mentalitet fisnor!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat