“Kjo ndodhë kur bëhesh jaran me Ramush Haradinajn” – Mos u befasoni kur...

Aktuale

“Kjo ndodhë kur bëhesh jaran me Ramush Haradinajn” – Mos u befasoni kur...

Nga: P.R Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 09:38
Ramush Haradinaj

Gjatë ditë së djeshme, në media u raportua se djali i deputeti Haxhi Shala, Flakron Shala është emëruar si Konsull i Përgjithshëm në Republikën e Çekisë, me seli në Pragë.

E kjo vjen vetëm pak muaj, pasi vota e Haxhi Shales ishte vota vendimtare për votimin e Qeverisë Hoti. Emërimi i Shalës si Konsull i Përgjithshëm në Republikën e Çekisë, ka nxitur reagimin edhe të familjes së aktivisti të vrarë të LDK-së, Haki Imeri.

“Djali i Haxhi Shales konsull ne Prage, kjo tregon se si funksionon shteti kur bahesh jaran me Ramush Haradinaj”, thuhet në ndër tjerash në postimin e familjes Imeri, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

-djali i Haxhi Shales konsull ne Prage, kjo tregon se si funkionon shteti kur bahesh jaran me Ramush Haradinaj...

-ja pra si e privatizon diplomacine , shtetin dhe vullnetin e qytetarit te Kosoves komandanti mbeshtete dhjetera mijera veteran te rrejshem plaçkite akoma Kosoven..

-perndjek drejtesine(prokurorin Elez Blakaj) pse hetonte hajdutet qe plaçkisnin buxhetin e shtetit te Kosoves..

-plaçkisin me bekimin dhe lejen e komandantit qe ankohej se gjate luftes kishte 30 ushtar e pas luftes u shenderrua ne nje multimilioner..me mijera veterane te rrejshem qe krekosen si luftetar te UCK-se anise shumica e tyre as qe ishin ne Kosove , kur behej lufte...

-kandidati i AAK per President qe nuk la gje pa premtuar (mashtruar) gjersa erdhi ne pushtet e kur kapi pushtetin drejt e ne S.Moritz te Zviceres me pushue pak e me lag fytin siç thot Adem Grabovci ;nje pishtar tjeter i krimit te organizuar dhe personazh me fame i Pronto Mafies...

-mos u befasoheni pse Kosova ka deshtuar per ta ndertuar shtetin...

-mos u befasoheni pse amerikanet dhe europianet jane te zhgenjyer me shtetin qe themeloje SHBA dhe Europa...

- mos u befasoheni kur Gjykata Speciale ndeshkon kriminelet qe nuk i ndeshkoj drejtesia Kosovare ....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat