Gecaj i reagon Sveçlës: Po i ofendon gjithë aktivistët e vrarë të LDK-së nga dora kriminale

Aktuale

Gecaj i reagon Sveçlës: Po i ofendon gjithë aktivistët e vrarë të LDK-së nga dora kriminale

Nga: G.B Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 09:47
Bajram Gecaj

Bajram Gecaj ka reaguar ndaj Xhelal Sveçlës, derisa ka thënë se e ka marrë guximin të ironizojë me plumbat kundër Agim Veliut.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ai po ofendon dhe po përbuzë të gjithë ata aktivistë të devotshëm të LDK-së të vrarë nga dora kriminale, përfshirë edhe një mori plagosjesh e tentim-vrasjesh, përcjell Bota sot.

Gecaj ka thënë po ashtu se nëse pretendojnë të jenë të pandikuar politikisht, i bëj apel “Iniciativës Qytetare” që menjëherë të inicioi një peticion kundër kësaj pafytyrësie dhe paturpësie të Xhelal Sveçlës.

Po ashtu, ai ka kërkuar nga Igballe Rugova që për të njëjtën të protestojë para zyrave të Lëvizjes Vetëvendosje!

Postimi i tij i plotë:

Kur dentisti Xhelal Sveçla merr guximin të ironizoi me plumbat kundër Agim Veliut, ai njëkohësisht ofendon dhe përbuzë edhe gjithë ata aktivistë të devotshëm të LDK-së të vrarë nga dora kriminale, përfshirë edhe një mori plagosjesh e tentim-vrasjesh. Nëse vërtetë pretendojnë të jenë të pandikuar politikisht, i bëj apel “Iniciativës Qytetare” që menjëherë të inicioi një peticion kundër kësaj pafytyrësie dhe paturpësie të Xhelal Sveçles. Po ashtu, kërkoj nga Igballe Rugova që për të njëjtën të protestojë para zyrave të Lëvizjes Vetëvendosje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat