Osmani rikthen vulën e ish-presidentit, Rugova – Thaçi e kishte larguar nga Presidenca!

Aktuale

Osmani rikthen vulën e ish-presidentit, Rugova – Thaçi e kishte larguar nga Presidenca!

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 10:52
Vjosa Osmani

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka rikthyer në Presidencë stemën e ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Kjo është bërë e ditur në dokumentet e nënshkruara nga Osmani.

Konfirmimi i këtij veprimi u tregua në shpërndarjen e dekorimit, post mortem, me Medaljen Presidenciale të Meritave, për punonjësit shëndetësorë në Kosovë.

Ndryshe, largimi i vulës dardane ishte bërë nga ish-presidenti, Hashim Thaçi, me të marrë postin e të parit të shtetit.

Thaçi vulat i kishte hequr nga dekoratat dhe komunikimet me ndërkombëtar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat