Këto janë procedurat që duhet ndjekur për t’u bërë konsull, a u ndoqën në rastin e djalit të Haxhi Shalës?

Aktuale

Këto janë procedurat që duhet ndjekur për t’u bërë konsull, a u ndoqën në rastin e djalit të Haxhi Shalës?

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 11:43
Foto ilustrim

Emërimet për shërbimet e jashtme të Kosovës janë të rregulluara me ligj.

Në këtë rregullore thuhet se për të ardhur deri tek marrja e gradës Konsull i Përgjithshëm duhet të ndjekur disa hapa.

Fillimisht personi duhet të jetë i punësuar në Ministrin e Jashtme e të ketë një pozitë . Por në rast që nuk është hapet konkursi i jashtëm. Ku bëhet së pari testimi dhe intervistimi në konkursin e jashtëm për t'u pranuar në MPJD.

Nëse hapi i parë është i suksesshëm: minimalisht një vit punë në departamentet e MPJD-së dhe shkollim në Akademinë Diplomatike

Pas një viti pune fitohet e drejta për të kandiduar për gradën e parë (më të ulët) diplomatike

Nëse Drejtori i Përgjithshëm e bën propozimin dhe Komisioni për Grada dhe Disiplinë e miraton kandidimin e pastaj Ministri/ja e nënshkruan rekomandimin e Komisionit, fitohet grada e parë (më e ulët) diplomatike

Nëse hapi i katërt është i suksesshëm: krijohet mundësia për të kandiduar në konkursin e brendshëm të rotacionit, kur të jetë koha e rotacionit

Nëse në garën e konkursit të brendshëm, pas vlerësimit të gradës, aftësive dhe vlerësimeve të eprorit, "mposhtë" në garë kandidatët e tjerë për pozitat e njëjta diplomatike, fitohet pozita për të shkuar në mision

Pas konkursit të suksesshëm, duhet të kalohen testet e sigurisë dhe pastaj diplomati niset në mision.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat