Anëtari i kryesisë së PD-së i kërkon falje Kosovës: Ky është turp kombëtar ndaj UÇK-së

Aktuale

Anëtari i kryesisë së PD-së i kërkon falje Kosovës: Ky është turp kombëtar ndaj UÇK-së

Nga: G.B Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 12:33
Ilustrim

Anëtari i kryesisë së PD-së, Kreshnik Çollaku, ka kërkuar falje ndaj Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kërkon falje për shkak të ngritjes së një komisioni hetimor për të hetuar UÇK në parlamentin e Shqipërisë, i cili është turp kombëtar, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se është pa fjalë për këtë dhe se ky është shërbim ndaj Beogradit.

Çollaku ka thënë se UÇK nuk po hetohet vetëm në Hagë por edhe në Shqipëri.

Postimi i tij i plotë:

Ndjesë Kosovë..

Ngritja e një komisioni hetimor për të hetuar UÇK në parlamentin e Shqipërisë është #Turp kombëtar.

Është aq e ligë, aq idiote, aq tradhtare sa është vështirë ta imagjinosh...,e mjerisht po ndodhë.

Nga ky çast, UÇK do të hetohet jo vetëm në Hagë, por edhe në Tiranë.

Pa asnjë dyshim ky është ose kulmi i idiotësisë parlamentare ose një shërbim i pastër ndaj Beogradit...

Sot jam pa fjalë, sot më vjen të them vetëm Ndjesë Kosovë...,ndjesë pse nga kjo anë e Shqipërisë lejojmë të na drejtojnë herë pas here sharlatanë e tregtarë të kombit.

Ndjesë Kosovë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat