​Zgjedhjet e së dielës, Osmani takim virtual me Dakën

Aktuale

​Zgjedhjet e së dielës, Osmani takim virtual me Dakën

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 12:34
​Zgjedhjet e së dielës, Osmani takim virtual me Dakën

Me qëllim të bashkërendimit për zgjedhjet në Podujevë dhe në Mitrovicë të Veriut, u.d. presidentja, Vjosa Osmani-Sadriu ka mbajtur një takim virtual me kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka.

U.d. Presidentja ofroi përkrahjen e saj të plotë, në mënyrë që zgjedhjet në këto dy komuna të organizohen duke mbrojtur shëndetin e qytetarëve si dhe të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.

“Daka e njoftoi u.d. Presidenten Osmani se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, si për zbatimin e manualit për mbrojtje nga pandemia, ashtu edhe për zgjedhje të drejta në përputhje të plotë me praktikat demokratike. Ajo e siguroi u.d. Presidenten se deri tani nuk kanë hasur në asnjë problem dhe se janë në koordinim të plotë me institucionet përgjegjëse që të jenë të pajisur me të gjitha materialet e nevojshme”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Presidenca..

Në këtë kontekst, u.d. presidentja Osmani bëri thirrje që si personeli zgjedhor, ashtu edhe të gjithë qytetarët, t`i respektojnë masat për mbrojtje nga pandemia, duke mbajtur higjienën, maskën dhe distancën. Ajo ritheksoi rëndësinë e realizimit të së drejtës kushtetuese për të votuar për qytetarët e këtyre dy komunave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat