Ish-ambasadori: Vjosa Osmani duhet ta ndërpresë degradimin e diplomacisë së shtetit

Aktuale

Ish-ambasadori: Vjosa Osmani duhet ta ndërpresë degradimin e diplomacisë së shtetit

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 12:44
Anton Berisha

Anëtari i LDK-së, dhe ish ambasadori, Anton Berisha, ka mirëpritur reagimin e ushtrueses së detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani e cila ka thënë se dekreti për emërimin konsull të  djalit të deputetit, Haxhi Shala do të shfuqizohet.

Berisha ka thënë se pajtohet plotësisht me vendimin e presidentes, por thotë se këto veprime janë të pamjaftueshme

Sipas tij, presidenca duhet te veprojë dhe të shfrytëzojë gjithë autoritetin e saj që të ndërpresë degradimin e diplomacisë së shtetit të Kosovës që, sipas Berishës është shndërruar në ndërmarrësi të turpërimit të përfaqësimit të shtetit të Kosovës në vendet evropiane.

“Apsolutisht jam dakord me reagimin e Presidences per vazhdimin e emerimeve kuturu te diplomateve, siç ishte ky i fundit në baza familjare. Por, e konsideroj te pamjaftueshem.

Presidenca duhet te veproj dhe te shfrytezoj gjithe autoritetin e saj qe te nderprese degradimin e diplomacise se shtetit te Kosoves qe eshte shnderruar ne ndermarresi te turperimit te perfaqesimit te shtetit te Kosoves ne vendet europiane”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat