Ahmeti bën të ditur se ka filluar blerja e barnave për pacientët me Covid-19

Aktuale

Ahmeti bën të ditur se ka filluar blerja e barnave për pacientët me Covid-19

Nga: A.Z Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 17:04
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka treguar se kanë filluar procedurat e prokurimit të shpejtë për një numër barnash që mjekët po i shkrujanë për Covid, por që nuk janë të ofruara nga sistemi shëndetësor.

Ai më tej ka shtuar se edhe për blerjen e testeve D-Dimer që mjekët po e kërkojnë për shkak të trombeve të mundshme.

Në fund ai ka falendëruar Kuvendin Komunal, që me 38 vota për dhe asnjë kundër votuan ndihmën për 50 euro, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë:

Kam udhëzuar drejtorin e shëndetëtise që të filloj procedurat e prokzrimit të shpejtë për një numër barnash që mjekët po i përshkruajnë për Covid e që nuk janë të ofruara nga sistemi jonë shëndetësor.

Po ashtu edhe për blerjen e testeve D-Dimer që mjekët po e kërkojnë për shkak të trombeve të mundshme. Edhe pse kjo nuk është në kompetencën tonë. Megjithatë po ju kushton shumë pacientëve. Këto barna do të mbulojn rreth 8,000 pacientë me simptome pak më të theksuara, pa paguar privatisht.

Falenderoj Kuvendin Komunal sot që me 38 vota për dhe asnjë kundër ka votuar ndihmën prej 50 eur për cdo të konfirmuar pozitiv në emër të shërbimeve shëndetësore e 100 për pensionsistë të konfirmuar pozitiv.

Flm Prishtinë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat