“Kur t’i vjen radha votimit të Presidentit, do të ndahen poste sikur për ‘black Friday’”

Aktuale

“Kur t’i vjen radha votimit të Presidentit, do të ndahen poste sikur për ‘black Friday’”

Nga: G.B Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 17:45
Ilustrim

Po vazhdojnë reagimet për emërimin e Flakron Shalës, djalit të deputetit Haxhi Shala, konsull në ambasadën e Kosovës në Pragë.

Analistët kanë vlerësuar se ky post ishte për shkak të votës së Shalës për formimin e Qeverisë, përcjell Bota sot.

Lidhur me këtë, Agron Demi nga shoqëria civile, ka thënë se nëse vota për president ka çmimin e një konsulli, kur t’i vie radha presidentit do të ndahen poste e favore sikur për ‘black Friday’.

“Nëse vota për Qeverinë e ka çmimin e një konsulli, pritni kur t’i vjen radha votimit për President, kanë me u nda poste e favore si me qenë "black friday"”, ka shkruar Demi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat