Zemaj falendërues ndaj shtetit Gjerman

Aktuale

Zemaj falendërues ndaj shtetit Gjerman

Nga: A.Z Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 17:51
Armend Zemaj dhe Joern Rohde

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se sot ka pritur në takim ambasadorin gjerman, z.Joern Rohde, temë diskutimi ishte situate epidemiologjike dhe sfidat aktuale, përcjell “Bota sot”.

Ai ka thënë se Gjermania në çdo kohë dhe sfidë është gjendur pranë nesh, ashtu është edhe tash në kohë pandemie si dhe mirëpresim bashkëpunimin dhe përkrahjen e mëtejme nga shteti i Gjermanisë.

Tutje ka shtuar se jemi falendërues ndaj Gjermanisë që i jep krah shtetit tonë.

Postimi i plotë:

Me mikun e Kosovës, ambasadorin gjerman, z. Joern Rohde, diskutuam sa i përket situatës epidemiologjike dhe sfidave aktuale.

Gjermania është shtet mik i Kosovës, në çdo kohë dhe sfidë është gjendur pranë nesh, ashtu është edhe tash, në kohë pandemie, me ndihmë e përkrahje pa rezervë.

Mirëpresim bashkëpunimin dhe përkrahjen e mëtejme të Gjermanisë dhe të ambasadorit, z. Rohde për të ofruar ndihmë, donacione si dhe përvoja në menaxhimin e situatës epidemiologjike.

Jemi falënderues ndaj Gjermanisë, taksapaguesve gjermanë dhe miqësisë që shtetit tonë i jep krah shteteve të lira e demokratike në Evropë e më gjerë!

Zbatoni masat kundër virusit vdekjeprurës, ndryshe, barte maskën, ruaje distancën, mbaje higjienën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat