S’kanë të ndalur përplasjet: Njeriu i afërt i Agim Veliut e ‘zbulon’ qëllimin e Shpejtim Bulliqit me Podujevën

Aktuale

S’kanë të ndalur përplasjet: Njeriu i afërt i Agim Veliut e ‘zbulon’ qëllimin e Shpejtim Bulliqit me Podujevën

Nga: N. H Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 18:12
Agim Veliu dhe Shpejtim Bulliqi

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), assesi të pajtohen.

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar ndaj kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi.

Njeriu i afërt i Isa Mustafës dhe Agim Veliut, në postimin e tij ka thënë se qëllimi i Bullliqit pasi i uzurpoi Komunës token, tash ky i fundit po synon ta uzurpojë edhe Komunën e Podujevës.

Image
Bajram Gecaj

“Fillimisht Bulliqi i uzurpoi Komunës tokën, e tash yrysh me e uzurpu Komunën krejt!”, ka shkruar zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj.

Kujtojmë se 29 nëntori do t’i gjejë podujevasit pranë kutive të votimit në kërkim të kryetarit që mungon prej muajsh.

LDK e Vetëvendosje përbëjnë dyshen rivale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat