Qeveria e Kosovës ndriçohet me ngjyrë portokalli, Hoti: Dhuna ndaj grave duhet çrrënjosur

Aktuale

Qeveria e Kosovës ndriçohet me ngjyrë portokalli, Hoti: Dhuna ndaj grave duhet çrrënjosur

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 18:36
Avdullah Hoti

Sonte Qeveria e Kosovës është ndriçuar me ngjyrë portokalli në kuadër të Fushatës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas.

Për këtë 25 nëntor, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti i shoqëruar edhe ambasadorja e Suedisë në Kosovë Karin Nernmarck Ahliny, mbajtën një konferencë për media duke thënë se gratë me doemos duhet të trajtojnë baras në shoqëri.

Hoti tha se ky fenomen duhet të çrrënjoset përfundimisht me të gjitha mekanizmat e shtetit.

“Besoj që është bërë punë e madhe gjatë këtyre vjetëve dhe gradualisht po vijmë në pikën e një vetëdije të lartë të qytetarëve kundër këtij fenomeni. Është obligim i yni institucional dhe njerëzor për të vënë në lëvizje krejt mekanizmat e shtetit dhe shoqërisë për të mbrojtur gruan në shoqëri me të gjitha mjetet që i ka shteti edhe përmes organeve të rendit. Por, edhe në fushën e arsimit për mbështetjen që duhet t’iu japim grave, gjithashtu edhe në fushën e ekonomisë për t’i fuqizuar edhe ekonomikisht”.

“Tani jemi në vitin 2020 dhe kemi një vetëdije më të lartë për të çuar përpara këtë kauzë dhe sigurisht edhe me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë. Edhe në ditët e ardhshme do të ketë aktivitete për këtë kauzë fisnike”.

Ndërkaq, Ahliny ka thënë se në Kosovë gjatë periudhës së pandemisë u raportuan edhe më shumë raste, dukuri të cilën e quajti të papranueshme.

“Ne duhet të fillojmë të japim maksimumin që të mbrojmë gruan dhe gratë në përgjithësi. Gratë kosovare duhet ta kenë të njëjtin trajtim. Kjo është e vetmja mënyrë që të ecim përpara”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat