​Mustafa takim me ambasadorët e huaj në Kosovë, zotohet të garantojë stabilitet politik

Aktuale

​Mustafa takim me ambasadorët e huaj në Kosovë, zotohet të garantojë stabilitet politik

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 19:07
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa në takime të ndara priti ambasadorin gjerman Jorg Rohde, ambasadorin italian Nicola Orlando dhe të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë Mitsunori Ogasawara.

Mustafa ka biseduar për proceset aktuale në Kosovë dhe pikëpamjet e LDK-së për stabilitetin qeverisës të vendit.

Për këto tema, kryetari Mustafa dje zhvilloi një takim virtual edhe me ambasadorin e SHBA-së, Philip Kosnett, si dhe priti në takim përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor Arne Sannes Bjørnstad të shoqëruar nga ambasadori norvegjez në Kosovë.

Mustafa mbetet i përkushtuar për të garantuar stabilitet politik që është i domosdoshëm në këtë fazë që po kalon vendi, thuhet në një njoftim të LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat