Ish-ministri i Haradinajt: Ai e meriton të jetë komandant suprem i Ushtrisë që e krijoi

Aktuale

Ish-ministri i Haradinajt: Ai e meriton të jetë komandant suprem i Ushtrisë që e krijoi

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 19:20
Ramush Haradinaj

Ish-Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani që është edhe anëtar i Këshilli Drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se Ramush Haradinaj është njeriu i duhur për të udhëhequr shtetin e Kosovës.

Ish-ministri i ka renditur disa arsye që sipas tij Haradinaj e meriton të jetë president i Republikës së Kosovës.

“Ramush Haradinaj është njeriu i cili e meriton ta drejtojë Kosovën. Ai e ka dëshmuar në të gjitha fazat e jetës se interesin e vendit e vë para gjithçkaje. Veç me Ramush Haradinajn, Kosovës i kthehet krenaria”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se taksa 100%, krijimi i Ushtrisë së Kosovës, mbrojtja e “Trepçës”, janë disa prej arsyeve që e bëjnë Haradinaj meritor për këtë post.

“Nuk besoj që ka qytetar të Kosovës që nuk ka qenë krenar kur Qeveria Haradinaj, u vuri taksë 100 % prodhimeve serbe të cilat për 20 vite e dëmtuan rëndë ekonominë e Kosovës. Haradinaj është njeriu që i vuri themelet e Ushtrisë së Kosovës. A ka moment ma të mirë pas Pavarësisë se krijimi i Ushtrisë. Kjo ushtri e meriton ta ketë komandant suprem, Ramush Haradinajn. Krenaria e Kosovës, gjiiganti “Trepça”, tek në qeverisjen e Haradinajt të mbrohet me ligj”, ka shkruar Hasani.

Ai gjithashtu është shprehur se Haradinaj është burri që e din më së miri se cilave vendime duhet t’u thuhet jo.

“Prandaj, koalicioni qeverisës dhe partitë opozitare në Kuvend do të duhet që kësaj radhe të vendosin drejt për Presidentin”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat