Burri i Vjosa Osmanit i kundërpërgjigjet deputetes së Ramush Haradinajt, e paralajmëron për këtë gjë

Aktuale

Burri i Vjosa Osmanit i kundërpërgjigjet deputetes së Ramush Haradinajt, e paralajmëron për këtë gjë

Nga: N. H Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 21:21
Vjosa Osmani dhe Prindon Sadriu

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka reaguar pas vendimit të Ushtrues së Detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani për të shkarkuar katër konsuj, e njëri nga ta është djali i deputetit të AAK-së, Haxhi Shala.

Kadrijaj thotë se Kosova po e pret shkarkimin e burrit të Osmanit.

E, kësaj deklarate të deputetes Time Kadrijaj i është përgjigjur burri i Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu.

Sadriu ka thënë se për këto deklarata, deputetja Time Kadrijaj do të paditet për shpifje.

Ai madje thotë se nuk është dhe nuk ka qenë ndonjëherë Konsull.

Ja reagimi i tij:

1. Znj. Time Kadrijaj do të paditet për shpifje;
2. Unë nuk jam, dhe as nuk kam qenë ndonjëherë Konsull;
3. I përkas grupit të gjashtë diplomatëve të parë të karrierës në MPJ të punësuar përmes konkursit në vitin 2008 — shumë vite para se të njihesha me Vjosën;
4. Si Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme duhet ta dini se Presidentja u.d., nuk emëron e as shkarkon diplomatë të nivelit tim, por vetëm Shefa të misioneve. Për fat të keq ju —dhe të tjerët si ju —ma keni mohuar mundësinë për të qenë Shef Misioni sepse nuk ju ka interesuar profesionalizmi në shërbimin e jashtëm;
5. Duke përfshi përvojën në Kuvendin e Shqipërisë dhe Kongresin Amerikan kam gjithsejt 14 vite përvojë relevante në fushën e marrëdhenieve me jashtë, ndërsa 16 vite përvojë pune profesionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat