Haxhiu: Me rëndësi është që nuk u respektuan procedurat për emërimin e djalit të Haxhi Shalës

Aktuale

Haxhiu: Me rëndësi është që nuk u respektuan procedurat për emërimin e djalit të Haxhi Shalës

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 21:42
Albulena Haxhiu

Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu thotë se nuk ka rëndësi a është i shkolluar djali i Haxhi Shalës, me rëndësi është a janë respektuar procedurat për emërimin e tij si konsull.

Haxhiu thotë se ajo që po dihet është se procedurat nuk janë respektuar.

“Nuk po më intereson se a është i shkolluar dhe profesionist djali i Haxhi Shalës. Me rëndësi është se a janë respektu procedurat, e ne po e dimë që ato nuk janë respektu procedurat.

Nuk besoj që Vjosa Osmani e kish shkarku vetëm pse është djali i Haxhi Shalës“, deklaroi Albulena Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat