Hoxhaj nuk respekton rregullat anti-Covid, fushatë në Podujevë, pa maskë e pa distancë

Aktuale

Hoxhaj nuk respekton rregullat anti-Covid, fushatë në Podujevë, pa maskë e pa distancë

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 21:47
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj po merr pjesë në fushatën elektorale të kandidatit të PDK-së për kryetar të Podujevës.

Hoxhaj thotë se Naim Fetahu po merr përkrahje në këtë komunë, e këto komente i thotë së bashku me disa fotografi ku shihen persona të mbledhur në oda e shtëpi, pa maska dhe pa distancë.

Ai thotë se qytetarët atje janë lodhur nga keq qeverisja, edhe pse Hoxhaj së bashku me pjesëmarrësit shihet se nuk po respektojnë rregullat e vendosura nga shteti.

Ky është postimi i tij i plotë:

Në çdo cep të Podujevës, PDK po merr përkrahje të madhe nga të rinjtë, të rejat, burrat e gratë. Sot gjetëm mikpritje të ngrohtë në vatrat e shumë familjeve në Podujevë.

Qytetarët e Podujevës më së miri e dinë se kë duhet ta votojnë me 29 nëntor, për të mirën e komunës së tyre – e ai është Naim Fetahu.

Qytetarët janë lodhur nga keq qeverisja 20 vjeçare. Me PDK-në, qytetit të Podujevës do t’i hapet një perspektivë e re, një e ardhme që premton zhvillim e mirëqenie për të gjithë pa dallim.

Podujeva meriton më mirë dhe më shumë. Zgjidhja për Podujevën është Naim Fetahu!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat