Haxhiu: Thaçi për me shpëtu vetën, ka dashtë me i dërgu të tjerët në Hagë

Aktuale

Haxhiu: Thaçi për me shpëtu vetën, ka dashtë me i dërgu të tjerët në Hagë

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 21:57
Hashim Thaçi

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha se ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka pasur tendencë ta shpëtojë vetën, duke i dërguar të tjerët në Hagë.

Këto deklarata i tha në një emision televiziv.

“Ka pas tendencë nga Thaçi që me shpëtu vetën e me i çu të tjerët në Hagë”, tha Haxhiu. 

Ndryshe, ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u arrestua dhe dërgua në paraburgim nga frika se pas konfirmimit të aktakuzës dhe bërjes së saj publike, mund të arratisej apo frikësuar dëshmitarët.

Këto pretendime theksohen në një letër që kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Hagës, Jack Smith, i dërgoi gjyqtarit të Procedurës Paraprake, Nicola Guillou, në prag të konfirmimit të aktakuzës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat