Jeta Xharra vlerëson kandidatët që janë në garë për kryetar të Podujevës

Aktuale

Jeta Xharra vlerëson kandidatët që janë në garë për kryetar të Podujevës

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 22:58
Jeta Xharra

Jeta Xharra e cila ka realizuar emisione nëpër komuna për problemet që kanë qytetarët thotë se Podujevë tre kandidatët në garë janë mirë të përgatitur.

“Asnjëri nga ta nuk është parashutistë. Të tretë janë detaista sa i përket programit për Podujevën. Rudarin nuk e sheh duke u thirr në Agim Veliun e as duke sulmuar atë. Edhe Bulliqin nuk po e shoh që po thirret në emrin e Albin Kurtit”, tha ajo në “Debat Plus”.

Xharra thotë se në debate kandidatët shumë më tepër kanë garuar për programe se sa për problemet e nivelit qendrorë.

Ajo thotë se partitë janë matur shumë se kënd po e qesin si kandidatë për kryetar.

“Partitë në qendër nuk kanë garancë se do të tregojnë kualitetet e tyre për shkak të matematikave, por është e sigurt se në komunë për katër vjet do të tregohen kualitetet”, tha ndër të tjera Jeta Xharra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat