Kryeziu: LVV ka kontestuar dhe e konteston votën e Etem Arifit për qeverinë, jo procesin e votimit të qeverisë

Aktuale

Kryeziu: LVV ka kontestuar dhe e konteston votën e Etem Arifit për qeverinë, jo procesin e votimit të qeverisë

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 23:50
Përparim Kryeziu

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu ka thënë se, LVV e ka kontestuar dhe e konteston votën e Etem Arifit për qeverinë, jo procesin e votimit të qeverisë.

Në një postim në Facebook ka thënë se, nga kjo duhet të dalë vetëm një përfundim, që qeveria e Hotit është e jashtëligjshme pasiqë në momentin e votimit, më 3 qershor, nuk i ka pasur 61 votat e nevojshme në Kuvend.

Kjo sipas tij, pasi për Eten Arifin atë kohë kishte vendim përfundimtar sipas së cilit dënohej me 1 vit e 3 muaj burg dhe kështu kishte humbur mandatin e tij si deputet.

“Kjo i bie që tashmë është konsumuar edhe hera e dytë/mandatari i dytë për formimin e qeverisë sipas nenin 95 (4), pasi Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj të muajit maj kishte vendosur që përmes heshtjes Lëvizja VETËVENDOSJE! ka konsumuar të drejtën e saj për propozim të mandatarit (të parë). Pra z. Hoti, si mandatari i dytë me 3 qershor ka dalë para kuvendit, dhe nuk i ka pasur votat e nevojshme për t’u zgjidhur kryeministër. Rrjedhimisht, vendi duhet të shkojë automatikisht në zgjedhje”, ka shkruar ai.

Më tej thekson se çdo vendim tjetër që për synim ka shmangien e zgjedhjeve përmes interpretimit se procesi duhet të kthehet në pikën zero të votimit, të ri përsëritet votimi ose të kërkohet një mandatar tjetër është jo i drejtë dhe vetëm sa e konteston edhe më tutje profesionalizmin dhe besueshmërinë tashmë të dërmuar dhe pavarësinë e Gjykatës.

Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka kontestuar dhe e konteston votën e z. Etem Arifit për qeverinë, jo procesin e votimit të...

Posted by Perparim Kryeziu on Wednesday, November 25, 2020
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat