Zemaj: Masat e reja patën efekt pozitiv, por jo të kënaqshëm; s’do të ketë lirim të masave në këtë fazë

Aktuale

Zemaj: Masat e reja patën efekt pozitiv, por jo të kënaqshëm; s’do të ketë lirim të masave në këtë fazë

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 00:08
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë që masat e reja që janë ndërmarrë për luftimin e pandemisë, kanë pasë sipas tij, efekt pozitiv, por jo të kënaqshëm.

“Sidomos pjesa e disciplinës gjatë ditës, kujdesit, takimeve të ndryshme dhe shpërndarjes së infeksionit, qoftë në familje ose në rrethe tjera. Realisht, numri i testimeve ka vazhduar të jetë edhe në aspektin e gjurmimit, hulumtimit por edhe të identifikimt të vatrave të infeksionit”.

“Ka pasë testime të shumta edhe familjare, për këtë arsye është edhe numri ai që përcillet si rritje, edhe pse sipas protokolleve, rekomandimi është që kur një pjesëtar rezulton pozitiv, pjesa e familjes këshillohet që të jenë në vetizolim dhe numri të reduktohet, ose të mos kemi edhe shpërndarje të infeksionit”.

Zemaj në një intervistë në Edicionin Special, ka theksuar që problemi kryesor sipas tij, është që pjesëtarët e tjerë të familjarëve të infektuar nuk po vetizolohen.

“Edhe në diskutimet, edhe në kontaktin që e kemi edhe me Shtabet Emergjente dhe me Drejtoritë Komunale dhe Task -Forcat e angazhuara me pandeminë, fatkeqësisht kjo disciplinë, nuk ruhet dhe po detyrohemi që të bëjmë testime në masë – në familje, rreth dhe komunitet që ta izolojmë”.

“Është shqetësuese, se virusi akoma po vazhdon të merr jetë; mosha e vjetër është prekur fatkeqësisht ditëve të fundit. Nesër e kemi vlerësimin epidemiologjik javor dhe do të shohim sesi do të ecim tutje, qoftë në ditët në vijim dhe për javën tjetër”, u shpreh Zemaj.

Zemaj theksoi se në bazë të situatës në terren, nuk do të ketë lirim të masave në këtë fazë dhe sipas tij duhet të ketë rritje të disciplinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat