Armend Muja i cili qëlloi rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit, tregon rezultatin e zgjedhjeve në Podujevë

Aktuale

Armend Muja i cili qëlloi rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit, tregon rezultatin e zgjedhjeve në Podujevë

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 08:52
Armend Muja

Analisti Armend Muja në Debat Plus deklaroi se 50 për qind qytetarëve janë me Vetëvendosjen dhe se tashmë Podujva nuk është bastion i LDK-së.

Sipas tij, 85% e qytetarëve shprehen të pakënaqur me qeverisjen e Komunës së Podujevës dhe se sipas analizave, Shpejtim Bulliqi fiton me 3.5%.

Sipas tij, VV fiton pa balotazh dhe po ashtu përmendi se LDK do të ketë rreth 11 mijë vota, ndërsa PDK nuk mund të arrijë t'i fitojë as 3 mijë vota apo 2.800 vota.

Zgjedhjet në komunën e Podujevës mbahet në këtë të diele.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat