Ish-këshilltari i Thaçit i reagon Albulena Haxhiut, deklaratat e saj i quan të krisura

Aktuale

Ish-këshilltari i Thaçit i reagon Albulena Haxhiut, deklaratat e saj i quan të krisura

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 09:32
Albulena Haxhiu

Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj ka reaguar pas një deklarate të anëtares së kryesisë së LVV-së, Albulena Haxhiut.

Behramaj ka thënë se Albulena Haxhiu është shfaqur mbrëmë si eksperte e tendencave, duke cituar deklaratën e saj.

“Albulena Haxhiu mbrëmë na qenka shfaqur si eksperte e tendencave, duke thënë se “ka pas tendencë nga Thaçi që ta shpëtojë vetën dhe t’i çojë të tjerët në Hagë””, thotë ai.

Behramaj shkruan se këto deklarata janë të krisura dhe tregojnë se LVV-ja i ka prekur edhe zonat më të errëta të idiotizmit.

Shkrimi i plotë:

Albulena Haxhiu mbrëmë na qenka shfaqur si eksperte e tendencave, duke thënë se “ka pas tendencë nga Thaçi që ta shpëtojë vetën dhe t’i çojë të tjerët në Hagë”. Deri sa nuk turpërohen për këto deklarata të krisura dhe me pafytyrësi i përsërisin edhe pasi ai veç është tashmë në Hagë, krejt treguesit e tendencës dëshmojnë se këta të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë prekur edhe zonat më të errëta të idiotizmit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat