Ish zv/ministri Berisha përkrah vendimin e Osmanit: Shtetet mike shprehnin shqetësim për emërimin e konsujve

Aktuale

Ish zv/ministri Berisha përkrah vendimin e Osmanit: Shtetet mike shprehnin shqetësim për emërimin e konsujve

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 10:38
Anton Berisha

Ish zv/ministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka përkrahur veprimin e djeshëm të Ushtrueses së Detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, për shfuqizimin e disa dekreteve për emërimin e konsujve.

Berisha deklaroi se përderisa ka qenë në detyrë në kohën e Qeverisë së drejtuar nga Ramush Haradinaj, disa prej shteteve të fuqishme – mike të Kosovës kanë shprehur shqetësim në këtë drejtim.

“Me përgjegjësi të plotë, e theksoj se në vazhdimësi dhe sidomos në kohën sa isha zëvendësministër i jashtëm, përfaqësues të shteteve mike me peshë, më kishin shprehur shqetësimin e tyre që Qeveria e Kosovës emëronte në shtetet e tyre diplomatë përtej normave duke shfaqur dyshimin në qëllime, e që nënkuptueshëm krijonte pakënaqësi diplomatike”, është shprehur Berisha.

Ai tha se shndërrimi i shërbimit diplomatik në politikë të brendshme dhe në përmbushjen e dëshirave të individëve e grupeve, gjithnjë në dëm të shtetit të Kosovës duhet të ndërpritet.

“Dje u dha një sinjal shpresëdhënës nga u.d. se presidentit që meriton përkrahjen”.

Postim i plotë:

Qendrimi im, dite me pare, kritik ndaj gjuhes diplomatike qe kishte perdorur u.d. Presidentit zonj. Vjosa Osmani ndaj BE-se, dhe perkrahja ime e djeshme ndaj saj ne veprimet per rishqyrtimet e dekreteve per emerimet diplomatike, qartazi tregojne neutralitetin tim ndaj personit dhe orientimit politik.

Ne fakt, ato tregojne formimin dhe pergjegjesine time per te ndare temat shteterore nga individualizimi dhe politizimi qe tashme per fat te keq eshte bere rregull ne Kosove.

U.d. Presidentit dje ka bere veprimin e duhur, duke ndihmuar shtetin.

Se pari, ne rrafshin e brendshem, ajo duke shfuqizuar emerimet arbitrare ka dhene shenjen e pare, qe do ti qaset me seriozitet sherbimit diplomatik qe ka peshe te jashtezakonshme per organizimin e shtetit.

Se dyti, ajo ka bere hapin e pare, te nderprerjes se krijimit e emerimit te konsulatave dhe diplomateve pa pajtimin e shteteve perkatese.
Me pergjegjesi te plote, e theksoj se ne vazhdimesi dhe sidomos ne kohen sa isha zevendesminister i jashtem, perfaqesues te shteteve mike me peshe, me kishin shprehur shqetesimin e tyre qe qeveria e Kosoves emeronte ne shtetet e tyre diplomate pertej normave duke shfaqur dyshimin ne qellime, e qe nenkuptueshem krijonte pakenaqesi diplomatike.

Shnderrimi i sherbimit diplomatik ne politike te brendshme dhe ne permbushjen e deshirave te individeve e grupeve, gjithnje ne dem te shtetit te Kosoves duhet te nderpritet, dhe dje u dha nje sinjal shpresedhenes nga u.d. se presidentit qe meriton perkrahjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat