Liria ka emër: Rrëfimi i ushtarit Agron Kajtazi

Aktuale

Liria ka emër: Rrëfimi i ushtarit Agron Kajtazi

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 13:16
Agron Kajtazi

Ciklit të transmetimeve të video-materialeve LIRIA KA EMËR, me rrëfime autentike të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ishin pjesë e luftës 18 vjeçare i është bashkuar edhe Agron Kajtazi.

Agron Kajtazi është një djalë i ri nga Drenica i cili nisi luftën si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) me një pushkë gjuetie.

Agron Kajtazi, një djalë i ri nga Drenica, e nisi luftën si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me një pushkë gjuetie. Por, nga ideali për liri, ajo i dukej një armë e madhe për t’ia ngrehur këmbën kundër Serbisë. Me duart e tij kishte hapur varret për të masakruarit e Izbicës - njerëz pa kokë, me gjysmë trupi, të djegur. Një përjetim i rëndë për të është edhe rënia e bashkëluftëtarit Faik Dragaj. “Kemi qenë bashkë edhe në shkollë, po edhe me pushkë, në të njëjtën moshë. S’na ka nda dita as nata, derisa na ndau një plumb”. Shikojeni dhe shpërndajeni këtë rrëfim emocional. #LiriaKaEmer

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat