Kërcënohet zëvendësministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës

Aktuale

Kërcënohet zëvendësministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 14:56
Ildiray Bayram

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Ildiray Bayram, është kërcënuar përmes rrjeteve sociale.

Ai është kërcënuar nga një person i gjinisë mashkullore dje rreth orës 12:54 dhe rastin e ka raportuar në polici.

Kërcënimi ndaj një tij, ishte raportuar edhe në raportin 24-orësh të policisë.

“Prizren 25.11.2020-12:54. Ankuesi mashkull  kosovar është kanosur përmes rrjeteve sociale nga i dyshuari mashkull”, thuhet në raportin e PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat